Një gol i shënuar nga Lewis Dunk i ka siguruar Brightonit një pikë në përballjen me Evertonin të shtunën mbrëma, në kuadër të xhiros së 26-të të elitës angleze të futbollit.
Brightoni dhe Evertoni barazuan me rezultatin 1:1, ndërsa vendësit dhjetë minutat e fundit i luajtën me një futbollist më pak në fushë.
Jarrad Branthwaite në minutën e 73-të shënoi për Evertonin.
Më pas me të kuq u ndëshkua Billy Gilmour, në minutën e 81-të.
Rezultatin në 1:1, Dunk e vendosi në minutën e pestë të kohës shtesë, pas harkimit të bukur të Pascal Grossit.
Brightoni në mesin e tabelës ka 39 pikë, kurse Evertoni që po lufton për mbijetesë ka 21 pikë pas 26 ndeshjeve të luajtura.
Artikuj të ngjashëm