Union Berlini është lider i Bundesligës pas xhiros së shtatë. Unioni të dielën fitoi 2:0 ndaj Wolfsburgut dhe udhëheq në tabelë me 17 pikë.
Skuadra nga Berlini nuk di për humbje këtë edicion. Ka pesë fitore e dy barazime. Ka shënuar 15 gola, ndërsa ka pranuar vetëm katër.
Fitoren ndaj Wolfsburgut, Union Berlini e siguroi në pjesën e dytë. Theoson Siebatcheu shënoi për 1:0 në minutën e 54-t, ndërsa për 2:0 realizoi Sheraldo Becker në minutën e 77-të. Wolfsburgu ëhstë i parafundit me vetëm pesë pikë.
Ka pësuar humbjen e katërt.