Bayer Leverkuseni nuk ka hasur në vështirësi për ta mposhtur Union Berlinin me rezultatin 2:0.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën i takoi xhiros së gjashtë të Bundesligës.
Sulmuesi holandez, Ernest Poku, realizoi për 1:0 në minutën e 33-të.
Golin e dytë e që ishte edhe i fundit e shënoi sulmuesi nga Kameruni, Christian Michel Kofane, në minutën e 49-të.
Për Leverkusenin ishte fitorja e dytë rresht.
Nënkampioni gjerman ka filluar ta gjej formën e mirë pas vështirësive që i pati në fillim të edicionit.
Leverkuseni ka 11 pikë në pjesën e epërme të tabelës. Union Berlini ka shtatë pikë në mesin e tabelës.