Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të shtunën fillon Superliga në hendboll

Të shtunën (sot) nis edicioni 2020/2021 në Superligën e Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat.

Te hendbollistët të shtunën luhen katër ndeshje: Prizreni – Kastrioti (17:30), Prishtina – Llapi (17:30), Zhegra – Drenica (19:00), Vushtrria – Vëllaznimi (15:00). Ndërkohë Besa Famgas nis mbrojtjen e titullit të kampionit me ndeshjen që e luan të dielën nga ora 17:00 ndaj Trepçës. Besa e Pejës vlerësohet favorite e madhe për të mbrojtur titullin dhe për të vazhduar dominimin në hendbollin kosovar.

Te hendbollistet luhen katër ndeshje në fundjavë. Kampioni, Ferizaj, nis mbrojtjen e titullit me ndeshjen ndaj Shqiponjës. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 16:00. Të dielën janë edhe takimet: Samadrexha – Vjosa (14:30) dhe KEK-u – Jusuf Gërvalla (18:00).

Të shtunën është ndeshja derbi në mes të Kastriotit dhe Prishtinës (18:00).

Ndeshjet Drita – Istogu dhe Vushtrria – Vëllaznimi luhen më vonë për shkak të përballjes evropiane mes Vushtrrisë e Istogut.