Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, këtë fundjavë nis sezoni 2022/23

Ndeshje interesante dhe me rivalitet pritet të zhvillohen në xhiron e parë të edicionit 2022/23 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, ka njoftuar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) të premten.

Kampionia në fuqi, Besa Famgas e nis mbrojtjen e titullit me ndeshjen në udhëtim kundër Trepçës, e cila zhvillohet në Mitrovicë prej orës 17:30.

Megjithatë, xhiroja e parë do të hapet me përballjen ndërmjet Kastriotit dhe Vushtrrisë që do të luhet në Kaçanik prej orës 17:00, të shtunën po ashtu. Ndërkohë, në të njëjtën ditë por prej orës 19:00, do të përballen Rahoveci me Llapin.

Xhiroja e parë do të mbyllet të dielën, me duelin mes Deçanit e Vëllaznimit prej orës 18:00.

Edicioni i ri, këtë fundjavë do të startojë edhe në Superligën e femrave.

Edhe Sot nis kampionati në hendboll, ndeshje interesante në xhiron e parë Sport Sot nis kampionati në hendboll, ndeshje interesante në xhiron e parë

Skuadra e Istogut nis mbrojtjen e titullit kundër Samadrexhës, ndeshje kjo që e luan të shtunën në shtëpi prej orës 18:00. PO ashtu, të shtunën do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera: Shqiponja – Vëllaznimi (15:00) dhe Jusuf Gërvalla – Vushtrria (18:00).

Ndërsa, të dielën, janë në program dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje. Prej orës 16:00 zhvillohet derbi mes Prishtinës dhe Ferizajt, ndërsa Dukagjini dhe Kastrioti takohen prej orës 17:30.