Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tami është i bindur se raportet e Yakinit me Xhakën janë më të mirat

Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami ka folur të hënën mbrëma për mediat. Zvicra është grumbulluar në Spanjë në prag të dy ndeshjeve miqësore me Danimarkën dhe Irlandën.

Ai ka folur edhe për raportet e kapitenit Granit Xhaka me selektorin Murat Yakin. Në të kaluarën ka pasur përplasje mes Xhakës e Yakinit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tami është pyetur se a ka pasur diskutime mes Yakinit dhe Xhakës që nga grumbullimi i kaluar.

“Po ka pasur. Dhe ishin të mira. Murati ka vizituar lojtarë të ndryshëm, duke përfshirë Xhakën. Të dy palët më kanë konfirmuar që jemi në drejtimin e duhur”, ka thënë Tami.

Zvicra po përgatitet për paraqitje në Kampionatin Evropian.