Përzgjedhësi Murat Yakin ka folur për rëndësinë që ka Granit Xhaka te Përfaqësuesja e Zvicrës.
Përzgjedhësi i helvetikëve nuk ka kursyer lëvdatat për kapitenin e Zvicrës. Ai theksoi se Xhaka është një luftëtar i vërtetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFjalët për Xhakën, Yakin i tha gjatë konferencës së mbajtur të enjten.
Kapiteni i Sunderlandit, Xhaka, së fundi është kthyer nga një lëndim. Por mesfushori 33-vjeçar ka vendosur të grumbullohet me Zvicrën për ndeshjet miqësore kundër Gjermanisë më 27 mars dhe Norvegjisë më 31 mars.
“Jam në kontakt shumë të ngushtë me Granitin, edhe për dëmtimin e tij. Ai është një luftëtar. Në Kampionatin Evropian në Gjermani, ai luajti një ndeshje të tërë, pavarësisht një dëmtimi. Ne kemi nevojë për të dhe jam i lumtur që ai mund të kthehet në kohë”, ka thënë Yakin.
Ai ka konfirmuar se Xhaka mund të kursehet gjatë ndeshjeve miqësore, në mënyrë që të mos rrezikohet për të ardhmen.
“Ende duhet të diskutojmë se sa gjatë do të luajë. Kemi mundësinë të zëvendësojmë të gjithë lojtarët. Kjo na lejon të menaxhojmë ngarkesën e punës në mënyrë efektive gjatë kësaj periudhe kritike”, është shprehur Yakin.
Xhaka mban rekordin për paraqitje te Zvicra. Ai në 143 ndeshje ka shënuar 16 gola.
Te Zvicra për dy ndeshjet e këtij muaji është ftuar edhe mesfushori i Milanit, Ardon Jashari.
Jashari për herë të fundit për Zvicrën luajti në miqësoren e 11 qershorit të vitit të kaluar kundër SHBA-së.
Yakin ka theksuar se në listën rezervë të Zvicrës është edhe sulmuesi i Thunit, Kastriot Imeri.
“Kastriot Imeri është në listën e lojtarëve rezervë. Ai ka demonstruar cilësitë e tij. Ai sigurisht që mund të jetë një opsion për ne”, është shprehur Yakin.
Po ashtu thekson se opsion i Zvicrës për fazën e sulmit mbetet edhe sulmuesi i Widzew Lodzit, Andi Zeqiri.