Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për herë të parë rreth situatës në të cilën është përfshirë kapiteni i helvetikëve, Granit Xhaka, pasi pranoi se kishte falsifikuar certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19. Yakin është shprehur optimist se situata do të sqarohet deri në grumbullimin e radhës.
Pasi pranoi se falsifikoi certifikatën e vaksinimit, Xhaka u la jashtë skuadrës për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve që Zvicra i zhvillon këto dy javë. Ndërkohë rasti po hetohet nga Prokuroria e Luzernit.
Në një intervistë për “Blick”, Yakin ka thënë se Xhaka e ka kuptuar se ka bërë gabim.
“Atij i vjen keq dhe publikisht e ka marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë”, ka thënë ai.
Sipas trajnerit, Xhaka ra dakord të mos përfshihej në ekip, me qëllim që të mbronte skuadrën dhe të sigurohej që fokusi të mbetej te “ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Kombeve, në vend të debatit të zhurmshëm dhe kontrovers”.
Edhe
Mjekja mohon versionin e Xhakës, thotë se e vaksinoi
U shpreh optimist se situata do të ketë zgjidhje.
“Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të gjithë. Unë dhe Graniti jemi gjithmonë në kontakt. Ai është shumë i matur, i kthjellët dhe mendon e vepron në interesin më të mirë të ekipit. E vlerësoj shumë këtë”, u shpreh Yakin.