Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Szczesny rinovon kontratën me Juventusin

Szczesny

Te skuadra e Juventusit llogaritin ende në portierin Wojciech Szczesny. “Tuttosport” ka shkruar të hënën se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës, e cila do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Me rinovimin e kontratës, portieri i Polonisë do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2026 dhe do të ketë pagë më të ulët se paga aktuale. Szczesny ka pagë vjetore prej 7 milionë eurosh në kontratën që i skadon në vitin 2025.

Ndërsa, me rinovimin e kontratës paga e tij do të jetë rreth 5 milionë euro në vit. 33-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2017, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Arsenali, Roma e Brentfordi.