Portieri Wojciech Szczesny nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar.
Polaku është i vendosur ta respektoj deri në fund kontratën e tij me ekipin italian.
Kështu, ka thënë Szczesny të enjten në një intervistë për mediumet italiane.
Madje, ka pranuar se ka refuzuar ofertat nga disa skuadra të mëdha të Evropës dhe Arabisë Saudite për t’i qëndruar besnik Juventusit.
Së fundmi, është raportuar se Sczesny ishte kërkuar me ngulm nga Bayern Munichu, ndërsa me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2025. 33-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2017 dhe me këtë ekip ka fituar tre tituj kampioni të Italisë.