Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Szczesny nuk largohet nga Juventusi

Szczesny

Portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny është i vendosur të mbetet pjesë e Juventusit derisa ti përfundoj kontrata, përcjell “Tuttosport” të martën.

Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025 dhe ka insistuar se nuk do të largohet nga ekipi italian gjatë kësaj periudhe, pavarësisht ofertave që ka nga skuadrat e tjera. “Unë kam kontratë me Juventusin deri në vitin 2025 dhe deri atëherë nuk do të luaj për asnjë ekip tjetër”, ka insistuar Szczesny.

33-vjeçari së fundmi, ka tërhequr vëmendjen e skuadrave nga Anglia pas paraqitjeve të mira që i ka pasur edicionet e fundit te skuadra italiane.

Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2017, ndërsa edicionin e fundit ka regjistruar 40 paraqitje në të gjitha garat.