Portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny, e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Juventusit. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se palët kanë arritur marrëveshjen, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet javën e ardhshme.
Me rinovimin e kontratës, portieri 33-vjeçar do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2025, pasi kishte kontratë valide deri vitin e ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Juventusi janë të kënaqur me paraqitjet e polakut dhe për këtë arsye kanë preferuar t’ia ofrojnë vazhdimin e kontratës.
Szczesny këtë edicion ka 39 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e Juventusit prej vitit 2017. Ai ka bërë karrierë edhe tek Arsenali, Roma e Brentfordi.