Futboll

Barcelona i ofron kontratë dyvjeçare Szczesnyt

Szczesny

Portieri 34-vjeçar, Wojciech Szczesny, ka pranuar ofertën e Barcelonës, kanë raportuar mediumet në Spanjë të martën. 

Barcelona i ka ofruar portierit polak kontratë të re dyvjeçare. Te Barcelona janë bindur me paraqitjet e portierit me përvojë, i cili u kthye nga pensionimi për ta zëvendësuar të lënduarin Marc-Andre ter Stegen. 

Ai debutoi në janar te skuadra e Barcelonës, ndërsa në total luajti 30 ndeshje.

Gjasat janë të vogla që polaku të jetë portier i parë edicionin e ardhshëm pas kthimit te Ter Stegenit nga lëndimi.