Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur të shtunën në konferencë për shtyp për mbetjen jashtë ekipit kombëtar të Mirlind Dakut e Arbnor Mujës.
“Ne e sollëm në Kombëtare Dakun, unë e afrova për herë të parë. Dhe ai bërë mjaft mirë. Ka bërë rrugëtim të bukur, ka luajtur shumë mirë. Por dua të shoh lojtarë të rinj tani. Daku ka bërë mirë edhe Muja ka bërë mirë. Gjithashtu edhe Gjasula, një veteran. Nuk është se nuk bëjnë pjesë në planet tona, por nuk mund të merrnim 40 lojtarë në miqësore. Të shohim në maj. Ata duhet të luftojnë për hapësirat e tyre. E di që lojtarët mërziten, por zgjedhjet përfundimtare do të bëhen në maj”, ka thënë Sylvinho.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë listën e publikuar për miqësoret e marsit, Daku e Muja nuk kanë zënë vend te Shqipëria.