Sport

Sylvinho përfshin Dakun e Mujën në protokollin e ndeshjes

Sulmuesit nga Kosova, Mirlind Daku dhe Arbnor Muja, kanë gjasa të mëdha të debutojnë me fanellën e Shqipërisë në ndeshjen eliminatore për “Euro 2024” kundër Çekisë. Si Daku ashtu edhe Muja, janë përfshirë në protokollin e ndeshjes nga përzgjedhësi Sylvinho, ka raportuar “Panorama Sport”.

Prej 25 lojtarëve të grumbulluar, Sylvinho ka lënë jashtë listës dy lojtarë. Krahas Qazim Laçit, ai nuk ka përfshirë në protokoll edhe Odise Roshin.

Dueli me Çekisë dhe Polonisë, luhet sot prej orës 20:45 në stadiumin “Fortuna Arena” në kuadër të Grupit E kualifikues. Daku dhe Muja, janë ftuar për herë të parë nga Shqipëria në grumbullimin e këtij muaji, pasi javë më parë u pajisën me pasaporta shqiptare. Sylvinho më herët pati deklaruar se do të ketë minutazhë për Dakun dhe Mujën në ndeshjet e këtij muaji, pasi llogarit në shërbimet e tyre.