Edi Sylisufaj vazhdon të jetë vital në rrugën e Siriusit për të mbijetuar në elitën suedeze. Sulmuesi 22-vjeçari realizoi në fitoren e ekipit të tij në udhëtim te Mjallby 3:2.
Sylisufaj realizoi në minutën e 65-të për ta barazuar rezultatin në 2:2 dhe u asistuar nga një tjetër shqiptar, mesfushori Laorent Shabani, 22-vjeçar.
Për Sylisufajn ky ishte goli i dytë në dy ndeshje.
Me këtë fitore, Siriusi bëri një hap të rëndësishëm për mbijetesë, duke tubuar 33 pikë në vendin e 10-të, pesë më shumë se vendi i 14-të që të dërgon në barazh.