Edi Sylisufaj ka shënuar një tjetër gol me Siriusin suedez, në Kupën e Suedisë.
Siriusi të shtunën fitoi thellë 4:0 ndaj Dalkurdit, në ndeshjen e dytë të Grupit 8.
Siriusi tani në dy ndeshje ka po aq fitore.
Gjashtë pikë ka edhe skuadra e Mjallbyt.
Sylisufaj e shënoi golin e tretë të skuadrës së tij, në minutën e 58-të të ndeshjes.
Ai e kompletoi ndeshjen.