Futbollisti nga Kosova, Edi Sylisufaj, ka shënuar gol për skuadrën e Siriusit që të dielën mposhti thellë skuadrën e Oskarshamnit në xhiron e parë të fazës grupore të Kupës së Suedisë.
Siriusi i elitës suedeze mposhti si mysafir skuadrën e rangut të tretë të futbollit suedez me rezultatin 4:1.
Sylisufaj e realizoi golin e parë në minutën e 39-të, ndërsa luajti deri në minutën e 89-të.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Mjallby mposhti Dalkurdin, 1:0.