Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sylisufaj vazhdon me formë të lartë, shënon në ndeshjen e tretë rresht

Ish-futbollisti i Kosovës U21, Edi Sylisufaj ka vazhduar me formë të lartë në Suedi.

Ai të dielën realizoi një gol dhe asistoi në një tjetër në barazimin 3:3 të Siriusit me Goteborgun. 22-vjeçari e ka realizuar nga një gol në tri ndeshjet e fundit.

Të dielën luajti 75 minuta. Në 13 ndeshje në Allsvenskan të Suedisë, Sylisufaj ka realizuar tri gola dhe ka dy asistime. Pas xhiros së 28-të, Siriusi mban pozitën e 11-të me 34 pikë.