Të shtunën Milani u përball me Parman në udhëtim, në elitën e futbollit italian në konkurrencën e femrave.
Milani fitoi me rezultatin 4:0, ndërsa gol realizoi edhe Kosovare Asllani.
Asllani e realizoi golin e dytë në ndeshje, në minutën e 36-të, me gjuajtje të saktë.
Valentina Bergamaschi, Sara Thrige dhe Kamila Dubcova, shënuan golat e tjerë.
Ishte goli i dytë i sezonit për Asllanin.
Milani ka gjashtë pikë në katër ndeshje dhe pozicionohet në vendin e gjashtë.
Ndeshja e radhës për Milanin do të jetë kundër Sampdorias, të shtunën e ardhshme.
Artikuj të ngjashëm