Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani shënon në fitoren e Milanit

Kosovare Asllani ka shënuar një gol në fitoren e Milanit, në elitën e futbollit të femrave në Itali.

Milani të shtunën fitoi në udhëtim te Sampdoria me rezultatin 3:0.

Asllani shënoi nga penalltia në minutën e 34-t të ndeshjes.

Ishte goli i tetë sezonal për futbollisten që përfaqëson Suedinë.

Ajo luajti deri në minutën e 67-të.

Milani është i pesti në renditje pas 14 xhirove të luajtura. Ka 25 pikë.

Artikuj të ngjashëm