Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy gola të Asllanit në fitoren e Milanit

Kosovare Asllani ka shënuar dy gola në ndeshjen e xhiros së pestë për futbolliste në Serie A të Italisë.

Asllani me Milanin të dielën pasdite fituan në shtëpi ndaj Pomiglianos, me rezultatin e thellë, 4:0.

Sulmuesja shqiptare që përfaqëson Suedinë, Asllani, që në minutën e dytë e hapi serinë e golave, ndërsa realizoi edhe për 3:1 në minutën e 79-të të ndeshjes.

Ajo e kompletoi ndeshjen.

Te mysafiret nga minuta e 86-të u inkuadrua futbollistja e Shqipërisë, Greis Domi.

Milani ka shtatë pikë në pesë ndeshje, kurse Pomigliano mbetet me një pikë.

Artikuj të ngjashëm