Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani shënon gol në kualifikimin e Milanit

Kosovare Asllani ka shënuar gol nga penalltia në çerekfinale të Kupës së Italisë dhe ka kontribuuar me kualifikim të skuadrës së Milanit në gjysmëfinale.

Milani dhe Fiorentina të mërkurën gjatë ditës barazuan 1:1 në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Kupës së Italisë në konkurrencën e femrave.

Ndeshja e parë në Fiorentina ishte mbyllur me fitoren 1:0 të Milanit.

Asllani penalltinë e realizoi në minutën e 31-të. Ishte goli i saj i parë në Kupë, ndërsa tetë gola tjerë i ka të shënuar në ligë.

Artikuj të ngjashëm