Kosovare Asllani ka shënuar edhe dy gola tjerë me skuadrën e Milanit.
Asllani të shtunën me Milanin e fitoi ndeshjen e xhiros së shtatë.
Milani mposhti Juventusin 4:3 në derbin e konkurrencës së femrave në futbollin italian.
Asllani realizoi në minutën e 23-të dhe të 25-të.
Me këto dy shënime, Asllani 33-vjeçare tani shkon në kuotën e gjashtë golave të realizuar me fanellën “kuqezi”.
Ajo në verë iu bashkua Milanit nga Real Madridi.
Edhe
Asllani shënon në fitoren e Milanit
Milani pas shtatë ndeshjeve në pozitën e pestë ka 12 pikë, dy më pak se Juventusi i pozitës së katërt.