Të hënën në ambientet në stadiumit “Fadil Vokrri”, është hedhur shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Dueli kryesor i kësaj faze do të zhvillohet ndërmjet fitueses së Kupës, Prishtinës dhe kampiones në fuqi, Dritës.
Këto skuadra në fillim të shkurtit do të luajnë edhe në ndeshjen e Superkupës së Kosovës e cila mund të zhvillohet në Turqi. Interesante pritet të jetë edhe ndeshja ndërmjet Llapit dhe finalistit të vitit të kaluar të Kupës, Ballkanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjet tjera, takohen, A&N – Flamurtari, Trepça ’89 – Ferizaj, Drenica – Ulpiana, Dukagjini – 2 Korriku, Istogu – Gjilani dhe Arbëria – Feronikeli. Ndeshjet e 1/8 së finales do të zhvillohen më 10 shkurt.