Sulmuesi i njohur spanjoll, Alvaro Morata, ka folur për ndryshimet që po bëhen te skuadra e Milanit.
Milani ditë më parë e emëroi drejtor sportiv, Igli Taren. Ndërsa Massimiliano Allegri u emërua trajner i skuadrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ndryshim i “kuqezinjëve” vjen pas dështimit të edicionit 2024/25. Milani jo vetëm që nuk fitoi trofe por mbeti jashtë garave evropiane.
Morata në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” deklaroi se Tare dhe Allegri janë profesionistë të mëdhenj.
“E kam parë Taren disa herë në darkë me miqtë, por asgjë më shumë. Jam i lumtur për ta dhe për Milanin. Ata janë profesionistë të nivelit të lartë dhe nëse klubi i ka sjellë kjo do të thotë se duan të kthehen te fitoret. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ta”, ka thënë Morata.
32-vjeçari Morata është i huazuar te Galatasaray.