Shumë mediume në Itali kanë raportuar të premten se e ardhmja te Milani e trajnerit Massimiliano Allegri dhe drejtorit sportiv, Igli Tare, nuk është e sigurt edhe nëse klubi kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Mediumet italiane kanë shkruar se te Milani në verë priten ndryshime të mëdha dhe kjo mund të ndikojë edhe te trajneri e drejtori sportiv.
Kontrata e Allegrit skadon në verën e vitit të ardhshëm. Në kontratë përfshihet opsioni për vazhdim edhe për një vit tjetër nëse “rossonerët” e sigurojnë Championsin.
“Tuttomercatoweb” ka shkruar se Tare është nën presion pasi transferimet e mëdha në verën e kaluar nuk kanë dhënë më të mirën, veçanërisht Ardon Jashari dhe Christopher Nkunku.