Futboll

Allegri pritet të kthehet te Milani

Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri pritet të kthehet te Milani si trajner. Siç shkruajnë të enjten mediumet në Itali, marrëveshja ndërmjet Milanit dhe trajnerit italian, është thuajse e përfunduar.

57-vjeçari ishte trajner i kuqezinjve nga viti 2010 deri në vitin 2014.

Nën drejtimin e Allegrit, Milani fitoi titullin de Superkupën e Italisë në vitin 2011.

“La Gazzeta dello Sport” ka njoftuar se Milani i ka ofruar Allegrit kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej 5 milionë eurosh.

Pas sezonit të dështuar, Milani pritet ta shkarkoj shumë shpejtë trajnerin Sergio Conceiçao, i cili ka kontratë deri në vitin 2026.

Ditë më parë, drejtor i ri sportiv i Milanit u emërua, shqiptari Igli Tare.