Futboll

Milani e zyrtarizon Allegrin si trajner të ri

Allegri

Milani e ka zyrtarizuar Massimiliano Allegrin të premten si trajner të ri të skuadrës. 

Allegri në postin e trajnerit vjen në vend të trajnerit portugez, Sergio Conceicao, që u shkarkua pas gjashtë muajsh. 

“Allegri ka drejtuar Aglianesen, SPAL-in, Grosseton dhe Sassuolon, para se të debutonte si trajner në Serie A te Cagliari në vitin 2008. Në vitin 2010, ai iu bashkua Milanit dhe e fitoi ‘Scudetton’ e 18-të të klubit në sezonin e parë, ndërsa në vitin 2011 e fitoi Superkupën e Italisë. Nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe prej vitit 2021 deri në vitin 2014, ishte trajner i Juventusit. I fitoi pesë tituj, 5 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa të Italisë. Klubi i uron mirëseardhje dhe më të mirën Massimilianos dhe stafit të tij”, ka shkruar Milani të premten. 

Allegri ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një edicion tjetër. 
Gjatë periudhës së parë te Milani, Allegri i fitoi 91 ndeshje nga 178. I pati 49 barazime, ndërsa u mposht në 38 ndeshje.