Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, pritet të largohet nga skuadra.
Ende nuk ka asgjë zyrtare por kështu ka raportuar të premten “MilanNeës24”.
Tare iu bashkua Milanit në këtë post në verën e vitit të kaluar, pasi u largua nga Lazio, ku i kaloi dy dekada.
Periudha e tij te “rossonerët”, në Itali vlerësohet jo e suksesshme. Është raportuar për prishje të raporteve të tij me këshilltarin Zlatan Ibrahimoviq dhe trajnerin Massimiliano Allegri.
Milani tani synon që për drejtor sportiv ta emërojë Tony D’Amicon e Atalantas.