Igli Tare së shpejti pritet të zyrtarizohet në pozitën e drejtorit sportiv te Milani. Kështu ka raportuar të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Që një kohë të gjatë Tare ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Milanit.
Te Milani ai do të ketë të njëjtin rol që e pati në të kaluarën te Lazio.
Ai ka qenë drejtor sportiv te Lazio nga viti 2008 deri në vitin 2023. U çmua për punën që e bëri te klubi nga Roma.
Tare ka pasur një telefonatë të gjatë me drejtuesit e Milanit në orët e fundit. Ende nuk ka asgjë zyrtare as nga Tare por as nga Milani.
51-vjeçari Tare ka përvojë të gjatë e të suksesshme në futbollin italian.
Edhe si lojtar Tare ka bërë karrierë të madhe.