Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Igli Tare emërohet drejtor sportiv i Milanit

Igli Tare

Igli Tare është emëruar drejtor sportiv i klubit të madh italian, Milan, ka njoftuar të premten kryetari i Federatës Shqiptare të Futbolit, Armand Duka.

Tare qe një kohë të gjatë ishte në bisedime me Rossonerët, por deri tash nuk arriti akordin.

Në një postim, Duka i ka uruar suksese ish-lojtarit kuqezi.

“Urime Igli! Emërimi yt si Drejtor Sportiv i klubit të Milanit, është një arritje vërtetë e rëndësishme. Besoj fort se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni yt do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet që i takojnë, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij”, ka shkruar Duka.

51-vjeçari Tare ka përvojë të gjatë e të suksesshme në futbollin italian.

Edhe Tare pritet të largohet nga Milani Futboll Tare pritet të largohet nga Milani

Tare ka qenë drejtor sportiv te Lazio nga viti 2008 deri në vitin 2023. U çmua për punën që e bëri te klubi nga Roma.

Gjithashut, pati karrierë të bujshme dhe si futbollist.