Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tare duhet t’i zgjidhë dy probleme te Milani

Igli Tare - Milano

Igli Tare i cili do ta nënshkruajë kontratën në javën e ardhshme, duhet t’i zgjidhë dy probleme që lidhen me portierin Mike Maignan dhe mbrojtësin Theo Hernandez. 

Kështu ka shkruar të enjten mediumi italian, La Gazzetta dello Sport. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tare do të nënshkruajë kontratë trevjeçare të hënën. 

Kontrata e mbrojtësit skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe nuk pritet që të arrihet marrëveshja për vazhdimin e kontratës nëse nuk ka rritje të pagës. 

Si zëvendësues të tij, Tare e sheh Destiny Udogien e Tottenhamit. 

Ndërkohë, Milani i ka ofruar rritje page portierit Maignan, por ende nuk ka marrë përgjigje.