Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Struga lidere, shfrytëzon gabimin e Shkupit e Shkëndijës

Struga ka dalë në vendin e parë të tabelës në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, pas gabimit të Shkupit e Shkëndijës së Tetovës.

Kampionia në fuqi, Struga, të mërkurën gjatë ditës mposhti Makedonija GP-në me rezultatin 2:1, me golat e shënuar nga Bunjamin Shabani e Marjan Radeski në 20-të minutat e para të ndeshjes.

Me fitoren në kuadër të xhiros së 22-të, Struga tani ka dalë në vendin e parë me 45 pikë.

Shkupi është i dyti me 44 pikë, kurse Shkëndija me 43 pikë në vendin e tretë.

Shkupi barazoi pa gola në udhëtim te Bregalnica, kurse Shkëndija si mysafire po ashtu, pa gola luajti me Brera Strumicën.

Voska dhe Gostivari luajtën baras, 1:1.

Artikuj të ngjashëm