Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liderja Shkëndija e nis me fitore stinorin pranveror

Shkendija

Shkëndija e Tetovës e ka nisur me fitore stinorin pranveror të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija mposhti të dielën Vardarin me rezultatin 2:1. Për lideren e futbollit maqedonas golin e parë e shënoi Besart Ibraimi në minutën e 54-t, kurse të dytin Fabrice Tamba në minutën e 76-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fitore shënoi edhe skuadra tjetër shqiptare, Shkupi, që mposhti Rabotniçkin me rezultatin 2:0.

Emmanuel Avornyo shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 29-të, kurse në minutën e 75-të golin për 2:0 e realizoi Demir Imeri.

Ndërkohë, kampionia Struga humbi nga skuadra tjetër shqiptare Gostivari 1:0, derisa Voska Sport mposhti 2:0 Besa 1976.

Shkëndija zë vendi ne parë me 40 pikë. Gostivari është në vendin e tretë me 38 pikë, Struga e pesta me 32 pikë. Një pozitë më poshtë se Struga është Shkupi me 25 pikë. Voska Sport zë vendin e dhjetë me 15 pikë. Besa 1976 është e parafundit me 13 pikë.