Struga, Shkëndija e Tetovës dhe Gostivari, i kanë fituar ndeshjet e xhiros së 14-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Kampionia në fuqi, Struga, fitoi 1:0 ndaj Rabotniqkit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkëndija e Tetovës pati ndeshje të vështirë ndaj Brera Strumicës, megjithatë fitoi 4:3.
Fitore më të lehtë në këtë xhiro realizoi Gostivari, që e mposhti skuadrën tjetër shqiptare, Voska Sport.
Shkupi humbi në udhëtim te Vardari, 3:2, ndërsa Besa 1976 barazoi pa gola në udhëtim te Tikveshi.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje u zhvilluan të shtunën.
Shkëndija, Gostivari dhe Sileksi kanë nga 27 pikë, ndërsa Rabotniqki e Struga kanë nga 25 pikë.
Shkupi është i gjashti me 16 pikë, tri më shumë se Besa 1976, që zë vendin e nëntë.
Voska Sport është e dhjeta me 11 pikë.