Skuadra shqiptare Struga ka shënuar tjetër fitore në kampionatin elitar të Maqedonisë së Veriut.
Kampionia Struga mposhti Brera Strumicën me rezultatin 3:1 të dielën, në ndeshjen e javës së 23-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Të dielën fitore në shtëpi shënoi edhe Shkupi.
Mposhti Rabotniçkin me rezultatin 3:2, ndërsa Shkëndija luajti pa gola me skuadrës tjetër shqiptare, Voska Sport.
Struga është lidere me 48 pikë. Një pikë më pak në pozitën e dytë është Shkupi, kurse në pozitën e tretë me 44 pikë ndodhet Shkëndija e Tetovës.