Sonte do të përcaktohen tri skuadra që do ta sigurojnë paraqitjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, përmes plejofit. Benfica do ta pret Dynamo Kievin në Lisbonë. Ekipi portugez ka epërsi pas fitores në ndeshjen e parë me rezultatin 2:0. Ajo ndeshje ishte luajtur në Lodz të Polonisë.
Duel interesant pritet të luhet në “Doosan Arena” ndërmjet Plzenit dhe Qarabakut.
Ndeshja e parë ka përfunduar 0:0 dhe gjithçka mbetet e hapur në duelin e kthimit. Crvena Zvezda – Maccabi Haifa është dueli tjetër. Maccabi e ka fituar ndeshjen e parë 3:2. Të gjitha duelet nisin nga ora 21:00.