Ka nisur në Monaco ceremonia e hedhjes së shortit për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve. Në fazën e ligës së Championsit paraqiten 36 skuadrat më të mira evropiane. Skuadrat e fundit janë përcaktuar të mërkurën mbrëma, me ndeshjet e fundit të plejofit. Në vazon e parë për short janë Parisi, Bayerni, Real Madridi, Liverpooli, Interi, Manchester City, Arsenali, Barcelona dhe Atletico Madridi. Ndeshjet e para janë më 8 shtator.
Shorti për ekipet e vazos së parë:

Caktohen kundërshtarët e kampionit në fuqi
Tashmë janë përcaktuar kundërshtarët e PSG-së në fazën e ligës në Champions.
Pos me Barcelonën e Manchester Cityn, parisienët luajnë edhe me Romën, Aston Villan, Galatasarayn, Villarrealin, Slovan Bratislavan dhe Comon.
PSG është kampion në fuqi.

Top-ndeshje për Barcelonën
Barcelona ka mësuar kundërshtarët e fazës së ligës së Championsit.
Pos me Manchester Cityn, Barça luan me Parisin, Aston Villan, Sportingun, Feyenoordin, Galatasarayn, Comon e Sabahun.

City luan me Parisin e Barcelonën
Manchester City luan me PSG-në dhe Barcelonën në fazën e ligës në Champions.
Sportingu, Porto, Napoli, Leipzigu, AEK-u dhe Lensi janë kundërshtarët tjerë të Cityt.

Reali mëson kundërshtarët
Real Madridi ka mësuar kundërshtarët në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.
Interi e Arsenali janë dy kryendeshjet që i presin “mbretërit” në edicionin e ri.
