Benfica është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra portugeze e ka mposhtur Dynamo Kyivin edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 5:0 kalon me sukses fazën e plejofit.
Të tre golat vendasit i shënuan në pjesën e parë.
Nicolas Otamendi shënoi për epërsinë fillestare të Benficës në minutën e 27-të.
Golin e dytë e realizoi Rafa Siva në minutën e 40-të. Tre minuta më pas realizoi David Neres për 3:0. Ky ishte edhe rezultati final i ndeshjes, pasi në pjesën e dytë nuk pati më gola.
Edhe
Benfica, një hap larg fazës së grupeve të Championsit
Në fazën e grupeve të garës më të madhe evropiane për klube ka kaluar edhe Plzeni çek që e ka mposhtur Qarabakun në ndeshjen e kthimit 2:1. Ndeshja e parë kishte përfunduar 0:0.
Ndërkohë Maccabi Haifa ka eliminuar Cërvena Zvezdën për të bërë po ashtu vend në fazën e grupeve.
Ndeshja në Izrael kishte përfunduar 3:2 në favor të Haifas. Të martën mbrëma në Beograd, ndeshja përfundoi 2:2.
Golat e ndeshjes Benfica - D. Kiev
Edhe
Benfica kualifikohet pas ndeshjes dramatike në Lisbonë
Golat e ndeshjes C. Zvezda - Maccabi H.
Edhe
Turqit e Benficas heshtin Beogradin