Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli, ka thënë pas disfatës nga Gjilani se skuadra e tij po luan me shumë ngarkesë.
“Kemi punuar që ndeshjen ta karakterizojmë me durim, të presim për 90 minuta dhe të shënojmë një gol e të luajmë mbrojtje të fuqishme. Mendoj se dy gola të pranuar lehtë ndikuan shumë keq në motivimin e mëtutjeshëm. Përkundër ndryshimeve që i bëmë, ne vetëm e vumë në presion kundërshtarin por nuk konkretizuam diçka. Situata në tabelë është e vështirë dhe kjo na ngarkon shumë. Ekzistojnë gjasat matematikore për të mbetur në ligë. Ne do të bëjmë maksimumin dhe do të shohim se çfarë do të ndodh në vazhdim”, tha Sokoli.
Gjilani triumfoi 2:0.
Artikuj të ngjashëm
-
Sokoli: Pavarësisht fitores, lojtarët po luajnë me presion
-
Sokoli krenar që siguroi mbijetesën me Malishevën, por jep sinjale largimi
-
Sokoli kritikon gjyqtarët, thotë se lufta për mbijetesë vazhdon
-
Sokoli vlerëson se fitorja ndaj Drenicës ishte e domosdoshme
-
Sokoli me vërejtje të shumta për lojtarët e Malishevës