Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sokoli me vërejtje të shumta për lojtarët e Malishevës

Bylbyl Sokoli është i kënaqur me rezultatin e ndeshjes ndaj Ferizajt. Skuadra e Sokolit, Malisheva, fitoi 2:1 ndaj Ferizajt.

Bylbyl Sokoli megjithatë ka dhënë vërejtje të shumta për lojtarët e tij.

“Pas shënimit të golit ne vazhduam njësoj. Por me vazhdimin e ndeshjes, lojtarët nuk treguan shumë guxim në aspektin psikologjik për ta dënuar kundërshtarin. Nuk e di penalltia e anuluar a ishte pozitë jashtë loje. Është shumë vështirë të jetë pozitë jashtë loje, por përmes VAR-it u vendos ashtu. Në pjesën e dytë isha i zhgënjyer me qasjen e futbollistëve tanë. Jo për angazhim, por për guximin në fushë kur ekipi ka një lojtar më shumë në fushë. Mbetja në ligë kërkon shumë sakrifica, shumë vetëmohim, shumë gjakftohtësi, lojtarë luftarakë në fushë. Këto në momente na kanë munguar. Nuk mungoi angazhimi, por mungoi guximi që kur kemi epërsi në rezultat dhe në numrin e lojtarëve në fushë, të dënojmë kundërshtarin”, ka theksuar Sokoli.

“Këta futbollistë sot është dashur të fitojnë me rezultat bindës. Jam i kënaqur me rezultat, por jo me qasjen në fushë. Kishin angazhim, por shumë gabime”.