Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sokoli krenar që siguroi mbijetesën me Malishevën, por jep sinjale largimi

Bylbyl Sokoli ia siguroi mbijetesën Malishevës, dhe për këtë ndihet krenar.

Trajneri Sokoli pas ndeshjes e shprehu një gjë të tillë, por ka dhënë sinjale se mund të mos vazhdojë te Malisheva edhe për sezonin tjetër.

Malisheva mposhti Dritën në udhëtim 1:0. E siguroi mbijetesën, por gjilanasve ua humbi shansin për titull kampioni.

“Një fitore e tillë ndaj një skuadre shumë të fortë siguron mbijetesën. Unë i kam besuar punës, i kam besuar këtyre djelmoshave. Unë kam shkuar kur ekipi ka përfunduar me përforcime. Kam pasur një marrëveshje me kryesinë e klubit që do të luftojmë për ekzistencë, por nuk kam dhënë asnjë lloj garancie. Dhe jam shumë i lumtur me këtë mënyrë të lojës. Fitorja është e madhe, por kemi bërë shumë gabime, edhe në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë. Skuadra duhet të ketë edhe më shumë karakter. Nuk është me rëndësi se ku do të jem në të ardhmen. Kudo që kam shkuar e kam arritur qëllimin tim”, ka deklaruar Sokoli.