Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli, ishte fjalëpakë pas disfatës që Malisheva e pësoi në Klinë nga Dukagjini, por ka theksuar se skuadra do të reagojë për disa situata të ndeshjes, duke iu referuar gjyqtarëve të ndeshjes.
“Luajtëm mirë taktikisht. Nuk shfrytëzuam disa raste. Ky është epilogu. Drilon Hazrollaj luajti pak sepse nuk është i përgatitur për më shumë minuta për shkak se është i lënduar. Sigurisht ne jemi në zonën e rrezikut dhe kemi edhe tri ndeshje. Të shohim se si do të jetë në fund. Jemi të pakënaqur me rrjedhën e takimit dhe klubi besoj se do të dalë me komunikatë. Ka hapësira për përmirësim”, ka deklaruar Sokoli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMalisheva pësoi humbje krejt me një gol të minutave të fundit.
