Rastet e shpërdoruara të Malishevës kanë bërë që skuadra ta humbë takimin kundër Llapit në “Zahir Pajaziti”, ka theksuar pas ndeshjes trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli.
Malisheva u mposht minimalisht nga Llapi.
“Ndeshja ishte e luftuar me shumë angazhim nga lojtarët tanë. Por ne bëmë shumë gabime po ashtu, që u shfaqën te shpërdorimi i disa rasteve të qind për qindta. Djemtë dhanë maksimumin. Një humbje që vjen nga një lojtar që kemi pasur përqendrimin të kemi kujdes nga ai. Shpërdorimi i rasteve është një, por djemtë po luajnë edhe me presion dhe kjo po na penalizon. Nuk u godit porta në disa momente. Këto ndodhin në futboll. Djemtë dhanë maksimumin, kjo është pjesa më e rëndësishme”, deklaroi Sokoli.