Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli, ka thënë se skuadra e tij ende po luan me presion, për shkak të renditjes në tabelë.
Sokoli me Malishevën të shtunën mposhti Drenicën 3:1, dhe tani ka një prej sulmeve më të mira në elitën e futbollit të Kosovës me 37 gola të realizuar.
Megjithatë, e ka mbrojtjen më të dobët në ligë.
“Mendoj që të gjithë lojtarët e dhanë maksimumin në këtë ndeshje. Duhet ta pranojmë se ekipi po luan me presion. Nuk jemi në pozitë të lakmueshme në tabelë. Për këtë arsye ne po bëjmë shumë gabime në lojë. Jam i kënaqur me atë që treguan lojtarët në fushë. Shpresojmë që të vijnë ditët kur lojtarët të jenë më të qetë. Kemi shënuar shumë gola, por edhe po lëmë mundësinë për të pranuar shumë gola sepse po lëmë hapësira prapa”, ka deklaruar Sokoli.