Skuadra nga La Liga, Real Sociedad, ka kompletuar transferimin e sulmuesit Alexander Isak nga Borussia Dortmundi, përcjellë "Mundo Deportivo”.
Për kartonin e 19-vjeçarit, Sociedadi ka paguar dhjetë milionë euro, kurse Isak me ekipin e ri ka firmosur kontratë tre vjeçare, transmeton Koha Ditore.
Isak në edicionin e fundit ishte i huazuar te Willem II në Holandë dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij.
Ai ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje kampionale. Isak te Sociedadi shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit.
Për shërbimet e tij, skuadra spanjolle ka mposhtur konkurrencën nga Anderlechti. Isak ka edhe katër paraqitje me Përfaqësuesen e Suedisë.