Mesfushori defansiv, Martin Zubimendi, mund të largohet nga Real Sociedadi këtë muaj, por vetëm për çmimin që tashmë ia ka caktuar ekipi nga Spanja
. “Marca” shkruan se Sociedadi për ta lënë të lirë Zubimendin po kërkon 60 milionë euro, pasi shumë skuadra të mëdha të Evropës kanë shprehur interesim për 23-vjeçarin. Zubimendi po kërkohet në Angli nga Manchester Unitedi, ndërsa në Spanjë është Barcelona që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Ai prej vitit 2020 është promovuar në ekipin e parë të Sociedadit, ndërsa këtë sezon ka një gol e dy asistime në 17 paraqitje në La Liga. Zubimendi ka kontratë me skuadrën e Sociedadit deri në vitin 2027.