Martin Zubimendi ka vazhduar paraqitjet e mira me Real Sociedadin dhe ka marrë vëmendjen e Juventusit dhe Milanit.
“Bianconerët” pritet të investojnë shumë në mesfushë pasi nuk do ta kenë Paul Pogban e dënuar, ndërsa i suspenduar është edhe Nicolo Fagioli.
Juventusi interesim ka shprehur edhe për Teun Koopmeiners të Atalantas, dhe do të garojnë bashkë me Napolin për t’i siguruar shërbimet e holandezit.
25-vjeçari Zubimendi ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat në edicionin aktual.
Ai ka klauzolë lirimi prej 60 milionë eurove.
Ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim në 26 ndeshje të La Ligas.
Ai ka kontratë me klubin bask deri në vitin 2027.