Skuadra e Juventusit i ka bërë ofertë zyrtare Atalantas për mesfushorin Teun Koopmeiners, ka raportuar të mërkurën “Gazzetta dello Sport”. Bëhet e ditur se Juventusi ka ofruar 30 milionë euro për 25-vjeçarin, të cilin po dëshiron ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.
Koopmeiners pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili po e sheh si përforcim të duhur për mesfushën. Megjithatë, Atalanta po kërkon të paktën 45 milionë euro për holandezin, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Koopmeiners prej vitit 2021 është pjesë e Atalantas, ndërsa këtë edicion ka 3 gola e po aq asistime në 14 ndeshje të luajtura në kampionatin italian. Ai ka edhe 20 paraqitje e 2 gola të shënuar për Përfaqësuesen e Holandës.